Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

32 vjetori i vdekjes së poetit Havzi Nela, bashkëshortja kërkon hapjen e dosjes nga SPAK

Nga A2 CNN
10 Gusht 2020, 10:44 | Aktualitet
32 vjetori i vdekjes së poetit Havzi Nela, bashkëshortja kërkon

Në 32-vjetorin e varjes të poetit disident Havzi Nela, bashkëshortja e tij kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të saj.

Lavdije Nela thotë së përgjatë gjithë kësaj periudhe, asnjë institucion drejtësie dhe qeveri nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar para drejtësisë urdhëruesit e varjes të poetit.

Havzi Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh në kampet famëkeqe të komunizmit, u burgos në burgjet politike të Burrelit dhe Spaçit e me pas në 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhtisë së lartë ndaj Atdheut.

Pas pluralizmit politik ai u shpall martir i demokracisë. Vetëm pas 30 vitesh, bashkia e Kukësit, në vitin 2018 vendosi bustin e tij dhe rindërtoi shtëpinë muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban gjimnazi i qytetit.

Për 32 vjetorin e vdekjes së poetit disident reaguan dhe presidenti Meta e kreu i PD, Lulzim Basha, të cilët postuan në rrjetet sociale poezi të Havzi Nelës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani