Babai hero, shpëton djalin dhe shokun e tij, mbytet vetë në det

babai hero 1100x620

Një 53 vjeçar nga Cagliari u mbyt në det pasi shpëtoi djalin dhe një shokun e tij që ndodheshin në vështirësi. Ngjarja e rëndë u regjistrua në plazhet e Feraxi në komunën e Castiadas, në jug të Sardenjës.

Kur burri pa se fëmijët ishin në rrezik për t’u mbytur u hodh në det dhe arriti t’i shpëtonte, por nuk ia doli të kthehej dhe vetë në breg. As mjekët nuk mundën të bënin gjë.

Ai ndodhej në plazh kur vuri re që djemtë po thërrisnin për ndihmë për shkak të detit me dallgë. Kështu bashkë me pushuesit e tjerë u hodh menjëherë në ujë, arriti tek fëmijët që po laheshin me kamerdare dhe i ndihmoi. Por diçka shkoi keq dhe 53-vjeçari nuk arriti t’ia dalë për shkak të rrymave të forta.

Trupi i tij u nxor nga pushuesit në breg edhe pse ndihma e shpejtë nuk mungoi ai nuk mundi të mbijetonte.