Bisedimet për paqen në Afganistan, qeveria do të lirojë 400 talebanë

talebanet 1100x620

Asambleja e Madhe e të Diturve në Afganistan vendosi të lirojë 400 militantë talebanë të akuzuar për krime të rënda, një hap ky që shihet si tepër i rëndësishëm në bisedimet për arritjen e paqes mes militantëve dhe qeverisë.

Talebanët e kishin si pikë shumë të rëndësishme lirimin e këtyre të dënuarve, një pjesë e të cilëve ishin pas hekurave për sulme ndaj forcave afgane dhe atyre të huaja.

Ky vendim i Loya Jirga vjen vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se numri i trupave amerikane në Afganistan do të ulet nën 5 000 brenda muajit nëntor.

Talebanët u rrëzuan nga pushteti pas një ndërhyrje ushtarake të udhëhequr nga SHBA në vitin 2001. Që nga ajo kohë grupi gradualisht vendosi kontrollin në një pjesë të madhe të territorit.

Më herët gjatë këtij viti SHBA dhe talebanët ranë dakord për një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan që zgjaste prej 19 vjetësh,

Marrëveshja kishte për qëllim të hapte rrugën për bisedime midis qeverisë afgane dhe talebanëve, të cilat më parë kishin rënë dakord vetëm për të biseduar me SHBA.