Dasmë në pandemi, gjobitet një tjetër lokal

policia lokal nate vlore 1100x620

Policia e Krujës ka gjobitur një tjetër lokal në zonën e Fushë Krujës pasi kishte organizuar një dasmë, në shkelje të aktit normativ për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Për këtë arsye, në zbatim të ligjit, ndaj administratorit të lokalit I. T. u vendos një masë ndëshkimore prej 1 milion lekësh.

Akti Normativ që ndalon grumbullimet e mëdha të njerëzve për të parandaluar përhapjen e Covid ka hyrë në fuqi prej disa muajsh, por shumë lokale e kanë thyer duke organizuar dasma e ceremoni të ndryshme dhe janë gjobitur me shuma të mëdha.