Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ekonomia nën efektin e pandemisë, Teliti: Recesioni më i rëndë nga viti 1997, kriza u thellua nga keqmenaxhimi

Nga A2 CNN
10 Gusht 2020, 14:04 | Politikë
Ekonomia nën efektin e pandemisë, Teliti: Recesioni më i

Shefi i kabinetit të Partisë Demokratike, ekspert në fushën e ekonomisë Dorjan Teliti ishte i ftuar në A2 ku foli në lidhje me krizën ekonomike për me të cilën përballët Shqipëria për shkak të pandemisë dhe tërmetit të vitit të kaluar që kanë lënë gjurmë në ekonominë e vendit.

Duke iu referuar dhe parashikimeve të institucioneve kryesore financiare për tkurrjen e ekonomisë shqiptare, Teliti u shpreh se situata është e shumë e vështirë kjo edhe për shkak të keqqeverisjes së vendit nga një mazhorancë që i ka kanalizuar paratë vetëm në një grup njerëzish.

Ai kritikoi qeverinë dhe për mbështetjen e pamjaftueshme financiare që akordoi ndaj qytetarëve dhe biznesit gjatë muajve të parë të izolimit. Sipas Telitit, shifrat e qeverisë parashikojnë recesionin më të madh nga viti 1997.

“Erdhëm në këtë stad pasi nuk janë ndërmarrë vendimet e duhura. Vendimet e 7 viteve nuk kanë qenë të drejtuara drejt interesit publik, por drejt miqve dhe shokëve të pushtetit. Kriza u thellua më tej nga pandemia dhe tërmeti dhe keqmenaxhimi i pandemisë. Biznesi bëri çdo gjë që i tha qeveria, konsumatori po ashtu, ndërsa qeveria nuk u ngrit në lartësinë e detyrës dhe mbështetja që dha, në totalin e saj është 100 milionë euro për 5 muaj. 

Qeveria ndërmori paketat më të ulëta mbështetëse në rajon, ndërmori 2 paketa premtoi dhe një të tretë që nuk u realizua. Bizneset anembanë Shqipërisë po mbyllin qepenat dhe kjo po ndodh dhe në zonat me më vrull të madh të shitjeve. Shifrat e qeverisë flasin për një recesion që është më i madh nga viti 1997. Dhjetëra mijëra kanë humbur vendin e punës. Paketat e qeverisë ishin më të voglat në rajon. Qeveria u krenua me garancinë sovranë, por ne e pamë çfarë ndodhi me të.

Mesatarisht 7 euro në muaj kemi marrë mbështetje nga kjo qeveri. Personalisht në muaj japim disa herë më shumë kontribute. Këto para duhet të ktheheshin në xhepat e qytetarëve shqiptarë më në nevojë, në këto momente të vështira. Në çdo krizë ata që ndjejnë më shumë janë personat me nivel më të ulët jetese. 230 mijë shqiptarë janë futur në varfëri sipas UNDP, nuk ja dalin të ushqehen dhe jo më të bëjnë pushime. Një në dhjetë shqiptarë tashmë janë të pamundur të ushqehen. Recesioni që po ndjehet në Shqipëri është 2-3 herë më i lartë nga vendet e rajonit. Qeveria e la ekonominë në rënie të lirë. Qeveria nuk flet më as për ekonominë as për pandeminë. Sot po vdesin 6 persona çdo ditë nga pandemia, kryeministri dhe ministrat janë zhdukur”, tha Teliti.

Më tej eksperti i opozitës foli dhe për programin ekonomik që po përgatit Partia Demokratike për ta nxjerrë vendin nga ky moment i vështirë.

Për Dorian Telitin, programi i PD parashikon ulje të taksave dhe barrave të tjera fiskale në mënyrë që t’i jepet mundësi biznesit dhe sipërmarrjes të konkurrojnë të lira.

“Duhet t’i japim një përgjigje sfidës që na pret. Nuk do të ankohemi për paraardhësin. Po hartojmë një program se si do të jetëzohen premtimet. Qëndrimi i PD për një barrë më të ulët nuk është premtim, është domosdoshmëri. I kemi kërkuar disa herë qeverisë dhe kur ishim në parlament që të reduktonte taksat.

E vetmja mënyrë për të përmirësuar situatën është lehtësim procedurial apo fiskal. Ne nuk premtojmë Zvicrën as Italinë as Gjermaninë, por premtojmë normalitet, konkurrencë të lirë dhe taksa të ulëta.

Situata sot është shumë e rëndë, por nuk është e pamundur. Me rregulla të qarta loja ju siguroj që investitorët dhe biznesi do të kenë frymëmarrje. Dhjetëra taksa të fshehta po e marrin në qafe biznesin aktualisht. Në të ardhmen e afërt, në vitin e parë qeverisë së PD, situata mund të ndryshojë. Asgjë nuk është e pamundur”, deklaroi Teliti në A2.

A2 CNN Livestream

Dita jonë