Gjykata le në burg vrasësit me pagesë të Elbasanit

Untitled collage 19 1100x620

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat”  Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin,

të dyshuar në përfshirjen në ngjarjet e fundit kriminale në qytetin e Elbasanit, konkretisht në masakrimin me thikë të 23-vjeçarit Regis Runaj në afërsi të varrezave të qytetit dhe vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin e rasteve.

Në pretencën para trupit gjykues, prokurori Kreshnik Ajazi kërkoi masën e arrestit me burg  për dy të ndaluarit duke paraqitur prova ligjore që i implikon në dy ekzekutimet, atë të Emiljano Ramazanit, por dhe Regis Runajt.  Pavarësisht mbrojtjes së avokatit Blendi Himçi, në fund gjyqtarja Pajtime Fetahu vendosi të lerë në  burg dy të rinjtë.

Kujtojmë se  grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi  prova shkencore që provojnë autorësinë e ngjarjeje. Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motor, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas ekzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës Regis Runajsi dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera.

Gjithashtu kamerat e sigurisë në biznese dhe qytet kanë faktuar ndjekjen që dy autorët i kanë bërë prej disa ditësh 39-vjeçarit Emiljano Ramazani.