Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Itali, ulen rastet e pacientëve me COVID-19

Nga A2 CNN
10 Gusht 2020, 18:37 | Bota
Itali, ulen rastet e pacientëve me COVID-19

Sërish në ulje numri i të infektuarve italianë nga pandemia e koronavirusit. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 259 raste të reja, nga 463 të ditës së kaluar. Në uljen e dukshme ka ndihmuar edhe numri më i vogël i testimeve, 26.432 kundër më shumë se 27 mijë të ditës së kaluar.

Janë ndërkohë 4 pacientët që kanë ndërruar jetë, për një bilanc total të 35.209 viktimash.

Në spitalet italiane ndodhen aktualisht 779 persona të shtruar në spitale për shkak të COVID-19, 46 prej tyre në terapi intensive.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani