Kapet “Porosia” me 1 kg heroinë, pranga 31-vjeçarit

WhatsApp Image 2020 08 10 at 09.56.06 1100x620

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 në Tiranë sekuestruan një sasi prej 1 kg e 75 gr lënde narkotike heroinë gjatë operacionit të koduar “Porosia”.

Forcat e antidrogës kishin siguruar informacione se në një banesë në rrugën “Asdreni”, kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroinë dhe personat që e dispononin ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Asdreni”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E. Z., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 kg e 75 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.