Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kërkimet në Mesdheun lindor, Greqia paralajmëron Turqinë: Do të mbrojmë sovranitetin tonë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2020, 15:25 | Bota
Kërkimet në Mesdheun lindor, Greqia paralajmëron Turqinë: Do

Shtohen tensionet mes Athinës dhe Ankarasë, pasi kjo e fundit njoftoi se do të nisë kërkimet për gaz në një zonë të diskutueshme mes Qipros dhe Greqisë. Kryeministri grek mblodhi këshillin kombëtar të sigurisë, ndërsa Ministria e Jashtme në Athinë i kërkoi Ankarasë të ndalë menjëherë veprimet e paligjshme në Mesdheun lindor. Një aktivitet i tillë, sipas deklaratës, është provokuese dhe minon paqen e sigurinë në rajon. “Greqia nuk do të pranojë asnjë shantazh. Ajo do të mbrojë të drejtat e saj sovrane," tha Ministria e Jashtme.

Përmes një njoftimi marina turke informoi se do anija Oruc Reis dhe dy të tjera ndihmëse do të zhvillonin kërkime në zonën e diskutueshme në Mesdheun Lindor nga e hëna 10 gusht deri më 23 të këtij muaji. Ministri i Energjetikës dhe rezervave natyrore në Turqi Fatih Donmez bëri të ditur se Oruc Reis kishte mbërritur në zonë dhe se 83 milionë qytetarët turq e mbështesnin operacionin.

Lëvizja vjen mes zemërimit të Ankarasë, pas marrëveshjes që Greqia nënshkroi me Egjiptin lidhur me të drejtat e eksplorimit dhe kufijtë detarë të zonave ekonomike, e cila sipas palës turke synon ta mbajë atë jashtë Mesdheut Lindor. Vitin e kaluar Turqia nënshkroi një ujdi të ngjashme me qeverinë libiane të mbështetur nga OKB, duke nxitur zemërimin e Greqisë, Qipros dhe Egjiptit.

 Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që Turqia të “sanksionohet” duke e akuzuar Ankaranë për shkelje të të drejtave të Greqisë dhe Qipros, pasi që të tre vendet përpiqen të shfrytëzojnë rezervat e zbuluara së fundmi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu