Kontratë 4-vjeçare, Albi Doka prezantohet te kroatët e HNK Gorica

doka 1100x620

Katër muaj pas nënshkrimit të parakontratës, mbrojtësi shqiptar Albi Doka kaloi zyrtarisht tek HNK Gorica.

 Ish-futbollisti i Tiranës, u prezantua këtë të hënë në klubin kroat me të cilin ka firmosur një kontratë për katër vitet e ardhshme. Kjo do të jetë eksperienca e parë e 23-vjeçarit jashtë kufijve të vendit.

Albi Doka u largua pas 4 sezonesh nga klubi i Tiranës, atje ku fitoi Kupën e Shqipërisë, dhe ku së fundi u shpall edhe kampion i Kategorisë Superiore.