Lëvizjet në Superiore, prezantohen Daja dhe Brdaric

Kampion me Elbasanin, Dinamon dhe pak vite më parë me Skënderbeun, trajneri rekordmen shqiptar Ilir Daja ka marrë zyrtarisht drejtimin e Partizanit me synimin për rikthyer te titulli edhe 16 herë kampionët e vendit. Pas largimit nga Korça, Ilir Daja u prezantua në krye të Partizanit ndërsa bëhet gjithashtu trajneri i parë shqiptar që ka drejtuar të gjitha skuadrat e kryeqytetit. “Objektivin do ta përcaktojmë më saktë në nisje të kampionatit, kur të kemi të gjithë skuadrën gati”, tha ai.

Njëkohësisht me Partizanin, edhe Vllaznia prezantoi trajnerin Tomas Brdaric. Prej ditësh në Shkodër, kroato-gjermani, ish-lojtar i përfaqësues së Gjermanisë, do të drejtojë kuqeblutë që me ndryshimet në bordin e klubit, kërkojnë pozicionimin në vendet e para të renditjes.