Ligji i ri i sigurisë në Hong Kong, arrestohet miliarderi opozitar

arrestohet opozitari hong kong 1100x620

Ashtu si edhe parashikohej ligji i ri për sigurinë në Hong Kong nisi të zbatohet duke tentuar të shtypë zërin opozitar në vend.

Në orët e para të mëngjesit të së hënës forca të shumta arrestuan miliarderin opozitar Jimmy Lai dhe ushtruan kontroll në zyrat e gazetës së tij. Manjati i mediave është vënë nën akuzë për bashkëpunim me forcat e huaja.

Arrestimi i Lai, është rasti i parë i një figure kaq të lartë që vihet në pranga nën ligjin aq të kundërshtuar nga Kina që hyri në fuqi në muajin qershor.

Jimmy Lai konsiderohet si një ndër zërat kryesorë opozitarë në vend dhe mbështetës i protestave që shpërthyen vitin e kaluar. Në muaj shkurt, 71-vjeçari që gjithashtu ka dhe pasaportë amerikane, u vu nën akuzë për organizim të tubimeve të paligjshme.