Persona të armatosur vrasin 6 vullnetarë francezë në Niger

Untitled collage 18 1100x620

6 vullnetarë francezë, guida e tyre dhe shoferi humbën jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në shtetin afrikan të Nigerit.

Persona të armatosur iu afruan me motorë makinës së shtetasve francezë dhe hapën zjarr pa paralajmërim, në një rrugë në rajonin Tillaberi.

Vullnetarët kishin shkuar në zonën e Koure, e cila frekuentohet shumë nga turistët e huaj, për të parë kopetë e fundit të xhirafave në Afrikën Perëndimore.

ACTED, një organizatë franceze humanitare jo fitimprurëse, e konfirmoi vdekjen e anëtarëve të saj gjatë sulmit në Niger. Për këtë gjë reagoi dhe presidenti Macron.

Kreu i Elysee zhvilloi një bisedë telefonike me homologun Mahamadou Issoufou për të cilën ende nuk kanë dalë detaje.