Rihapja e shkollave, PDK: Kosova nuk është gati, qeveria pa plan konkret

10 GUSHT LAJME ORA 19.00 CLNE frame 13442 1100x620

Kosova nuk ka asnjë plan konkret për rihapjen e shkollave në muajin shtator. Akuza vjen nga Partia Demokratike e Kosovës e cila i bën thirrje qeverisë Hoti të krijojë kushtet për një rikthim të sigurtë të nxënësve në bankat e shkollës.

“Nuk është Kosova gati për rikthimin në shkolla, sepse deri më tani nuk kemi pasur asnjë plan konkret nga qeveria për fillimin e mësimit, as për riorganizimin hapësinor apo për kushtet higjienike, duke ditur se shkollat tona edhe në kushte normale e kanë të theksuar këtë problematikë. Qeveria duhet që shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve ta vejnë në qendër të planeve rekuperuese”, thuhet në deklaratën për shtyp.