Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rihapja e shkollave, studimi: Pak rrezik për transmetim

Nga A2 CNN
10 Gusht 2020, 14:09 | Bota
Rihapja e shkollave, studimi: Pak rrezik për transmetim

Ndërsa Europa dhe e gjithë bota po bëhen gati për të përballuar një përkeqësim të mundshëm të situatës pandemike gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, vëmendjen kryesore po e merr çështja e shkollave. Në parim, shumica e shteteve mbështesin idenë e hapjes së institucioneve arsimore, edhe pse me rregulla të reja. Reduktimi i numrit të nxënësve, distancimi social, por edhe mbajtja e maskave po diskutohen si zgjidhje e problemit.

Për kryeministrin Boris Johnson kthimi i nxënësve në banka pas disa muaj mungesë, është prioritet kombëtar dhe së në çdo izolim tjetër mundshëm, do të jenë të fundit që do të mbyllen. Qeveria garanton se shkollat do jenë të sigurta, ndërsa ministri i Arsimit Gavin Williamson tha se pak prova se koronavirusi po transmetohen në institucionet arsimore. Ai iu referua një studimi që pritet të publikohet më vonë gjatë viti, më i madhi i kryer deri më tani lidhur më koronavirusin në shkolla, i cili siç tha do ta bëjë të qartë se rreziku i transmetimit atje, është i vogël.

Në Gjermani, ku nxënësit ju rikthyen bankave nga kjo e hënë po kërkohet ruajtja e distancës prej 1,5 metrash, dhe mbajtja e maskës në korridore. Megjithatë ekspertët këshillojnë qe masë të tillë edhe gjatë orës së mësimit.

Në Shtetet e Bashkuara, presidenti amerikan Donald Trump kërkon hapjen e të gjitha shkollave, por shumë shtete thonë se nuk janë gati ta bëjnë këtë që në fund të muajit gusht. Edhe kryeministri Conte në Itali, ka thënë se nuk ka asnjë dyshime se shkollat do të rihapen.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, paralajmëroi javën e kaluar për një katastrofë gjenerate në arsim, për shkak të mbylljes së shkollave. Ai u kërkoi vendeve ta kthejnë hapjen e institucioneve arsimore në një prioritet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë