Rrezikoi të mbytej pranë Sazanit, shpëtohet nga varka e peshkimit

sazani ishulli i askujt frame 1871 1100x620

Një person që rrezikohej të mbytej pranë ishullit të Sazanit është shpëtuar nga një varkë peshkimi që ndodhej rastësisht në zonë.

Personi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në portin e Vlorës ku ambulancat e çuan në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme.

Në operacion është angazhuar dhe Roja Bregdetare pas sinjalizimit nga varka e peshkimit, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave.