Rritet përsëri numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

koronavirusi ne kosove 1 1100x620

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Vetëm në 24 orët e fundit, autoritetet raportojnë 14 viktima, duke e çuar në 341 numrin total të viktimave në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 506 testime, nga të cilat 172 janë konfirmuar si pozitiv me Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive është 10419, prej të cilave 4020 aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot në 6058.