Skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët në Europa League

Screenshot 3 3 1100x620

Kukësi nënkampion i Shqipërisë, do të luajë kundër bullgarëve të Slavia Sofia, në raundin e parë kualifikues të Europa League.

Pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, edhe Laçi mësoi kundërshtarin, që do të jetë skuadra Neftçi nga Azerbajxhani, ndërsa Teuta, fituese e Kupës, do të përballet me izraelitët e Beitar Jerusalem.

Sikurse në Champions League, edhe sfidat e Europa League do të luhen me një takim të vetëm, që do të zhvillohet më 27 gusht, me fituesit që kalojnë në raundin e dytë kualifikues.

Kukësi do ta luajë ndeshjen e vet në Shqipëri, në “Air Albania”, ndërsa Laçi dhe Teuta do të duhet të udhëtojnë për në Azerbajxhan dhe Izrael për të provuar kalimin në fazën tjetër të kompeticionit.