Vrau nënën me thikë, arrest me burg për monstrën e Pogradecit

WhatsApp Image 2020 08 10 at 11.11.58 1100x620

Gjykata e Pogradecit ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për 44-vjeçarin Olsi Çekiçi, i cili ekzekutoi me thikë mbrëmjen e së enjtes në Buçimas nënën e tij 70 vjeçare Firdes Çekiçi.

Prokuroria është duke pritur dhe ekspertizën për gjendjen mendore të autorit të kësaj vrasje të rëndë duke qenë se 44-vjeçari ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë më herët i shtruar në spital.

Ngjarja e së enjtes tronditi banorët e fshatit të vogël të Pogradecit për shkak të makabritetit të vrasjes së të moshuarës nga djali i saj.