Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

95 milionë euro nga Italia, fondet shkojnë për 4 sektorë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2020, 13:08 | Aktualitet
95 milionë euro nga Italia, fondet shkojnë për 4 sektorë

Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen me Italinë për mënyrën se si do të përdoret fondi prej 95 milionë eurosh, i angazhuar gjatë Konferencës së Donatorëve. Rindërtimi i godinave publike, infrastruktura e energjisë, peshkimi dhe emergjencat civile janë sektorët kryesore ku do të përqendrohen këto fonde.

Kontributi në formë granti do të jetë 5 milionë euro, sqaroi ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, nga të cilat 3 milionë do të shkojnë për ndërtimin e godinave publike në një nga zonat e reja për zhvillim në kryeqytet.

35 milionë euro në formë kredie do të shkojnë për infrastrukturën energjitike, 30 milionë për zhvillimin e programeve të sektorit të mbrojtjes civile, ndërsa 25 milionë euro do të shkojnë për forcimin e infrastrukturës portuale të peshkimit, sqaroi ministri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani