Çasti kur peshkaqeni “fluturon” në 4,5 metra lartësi

Çasti magjik kur një peshkaqen “fluturon” më shumë se 4,5 metra në ajër është kapur në kamera dhe vlerësohet si rekord botëror. Eksperti i peshkaqenëve, Chriss Fallows fiksoi momentin në Ishullin e Fokave në Afrikën e Jugut teksa po xhironte për llogari të një emisioni të “Discoveri Channel” të titulluar “Air Jaws”. “Nuk mund ta besoja sa lart kërceu, ishte perfekte”, tha Fallows.