Human Rights Watch: Të ndalojmë robotët vrasës

robotet vrases 1100x620

Robotët marrin në kontroll botën dhe vrasin të gjithë njerëzimin. Është një prej temave më të shfrytëzuara në kinematografi për filma fantastiko-shkencorë. Por, sipas organizatës së të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, robotët vrasës nuk janë edhe aq shumë fantazi.

Në një raport të përpiluar nga organizata, bëhet thirrje për të përpiluar legjislacionin e duhur kundër “robotëve vrasës” duke ndaluar me ligj armët plotësisht të automatizuara.

“Heqja e kontrollit njerëzor nga përdorimi i forcës konsiderohet gjerësisht si kërcënim i madh i njerëzimit, që, sikurse ndryshimet klimatike, meriton të ndërmerren masa të shumta”, tha Mary Wareham, pjesëtare e Human Rights Watch, në një deklaratë për mediat.

Raporti i Human Rights Watch

Raporti, i cili analizon politikat e mbrojtjes në 97 vende të ndryshme, thekson rrezikon që përbën robotika vdekjeprurëse dhe gjithashtu përcjell se pjesa më e madhe e ligjvënësve mendojnë që ndërhyrja njerëzore është thelbësore për të ruajtur etikën e sistemit të armatimeve. Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres, i ka quajtur nismat për automatizimin e armëve si “moralisht të pështira dhe politikisht të papranueshme”.

Deri tani, të paktën 30 shtete, si Austria, Brazili dhe Kili, po kërkojnë që në të gjithë botën të ndalohet përdorimi i këtyre armëve, sipas raportit.