NBA, Lakers kryesojnë konferencën e perëndimit

NBA LAKERS KRYESIMI frame 585 1100x620

Los Angeles Lakers po zhvillojnë pa dyshim një prej sezoneve më të mira të viteve të fundin në basketbollin amerikan. Pas triumfit në derbin ndaj Clipers, skuadra nga Los Anxhelos mposhti edhe rivalët direkt të Denver Nuggets.

Një kosh spektakolar i Kaili Kuzma në sekondat e fundit të ndeshjes i dhuroi verdhebluve fitoren 124-121. Aktualisht Lakers janë skuadra që kryeson renditjen në Konferencën e Perëndimit. Kampionati amerikan i basketbollit, prej rikthimit në parket, po zhvillohet i gjithi në Orlando të Floridas.