Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shpërthejnë polemikat, oficerët “arrestojnë” 8-vjeçarin në shkollë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2020, 11:45 | Bota

Rikthehen polemikat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me dhunën që ushtrohet nga policia gjatë kryerjes së detyrës, ku shfaqen dy oficerë ndërsa prangosin një djalë 8 vjeçar në ambientet e një shkolle fillore.

Incidenti ka ndodhur në vitin 2018 në shkollën fillore “Gerald Adams” në Key West të Floridas dhe 8 vjeçari i arrestuar raportohet të jetë me nevoja speciale.

Në video dëgjohet oficeri që i thotë të miturit se do të shkojë në burg, pasi ai goditi një mësuese në gjoks.

Videoja u publikua online nga avokati Ben Crump, që përfaqëson familjen e të ndjerit George Floyd.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli