Sot kishte finalen për të hyrë në Champions, rasti me COVID-19 bllokon kampionët e Kosovës

drita 1100x620

Një lajm i hidhur ul ndeshëm humorin e Dritës në Champions League.  Ekipi kampion i Kosovës pas fitores 2-1 kundër ekipit të Andorrës të Inter d’Escaldes duhet të përballej sot në 18:00 me kampionët e Irlandës së Veriut, Linfield, por përmes një postimi zyrtar ekipi ka njoftuar se ndeshja nuk do të luhet.

Vendimi sipas ekipit nga Gjilani është marrë nga autoritetet zvicerane, ku luhet ndeshja finale që siguron një vend në turnin e parë të Champions, për shkak të gjetjes pozitiv të një lojtari ndaj COVID-19 gjatë testimit të fundit.

NJOFTIMJu njoftojme qe ndeshja finale e parapare te zhvillohet sot ne ora 18:00 me kampionin e Irlandes se Veriut,…

Posted by Drita FC on Tuesday, August 11, 2020

Edhe në ditët e kaluara Drita ka patur lojtarë të rezultuar pozitivë, si Hamdi Namani, por rezultatet e sotme e bëjnë të pamundur zhvillimin e ndeshjes në orarin e parashikuar.

Sipas vetë drejtuesve të Dritës, “Vendimi për fatin e ndeshjes do të merret në ditët në vijim nga komisioni i disiplinës, duke shpresuar që kjo mos t’i kushtojë ëndrrën e Championsit kosovarëve.