Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret ndërpret konferencën e Trump

Shërbimi Sekret amerikan shoqëroi në mënyrë të menjëhershme presidentin Donald Trump jashtë nga salla e konferencave për shtyp pasi disa të shtëna me armë u dëgjuan jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti u rikthye në sallë pas disa minutash dhe informoi të pranishmit se një person i armatosur u qëllua nga forcat e ligjit.

“Pati disa të shtëna jashtë Shtëpisë së Bardhë, por tashmë çdo gjë është në kontroll. Dikush është dërguar në spital, por nuk e di ende gjendjen e tij”, u shpreh Trump. Ai shtoi se ngjarja ndodhi pranë gardhit rrethues së Shtëpisë së Bardhë.

Shërbimi Sekret amerikan më pas doli me një deklaratë ku bëri me dije se nuk u thyer siguria e Shtëpisë së Bardhë dhe se asnjë personi të rëndësishëm që mbahet në mbrojtje nuk iu kërcënua siguria.