Tentuan t’i helmonin, por pesticidi “nderoi” qentë australianë

Një histori vërtetë e veçantë vjen nga Australia. Në kontinentin që mban brenda vetes specie të rralla kafshësh, që nuk gjenden në asnjë vend tjetër të botës, si koala dhe kangurët, jeton prej rreth 3 mijë vjetësh edhe një lloj qeni karakteristik, i quajtur dingo.

Në vitet ‘60, numri i tyre ishte aq i madh dhe kërcënues për bagëtinë, saqë autoritetet vendosën të fillojnë një fushatë për të ulur numrin e tyre në disa zona specifike. Një nga metodat ishte helmimi me një lloj pesticidi, i quajtur 1080, i cili shpërndahej në ajër me helikopterë.

Por efektet nuk ishin tërësisht ato që prisnin ideatorët e planit. Ndërkohë që për momentin numri i qenve u ul ndjeshëm, me kalimin e kohës shifrat filluan të rriteshin ndjeshëm, por me një ndryshim interesant. Dingot ishin tashmë më të mëdhenj.

Një studim i sotëm në bashkëpunim  i disa universiteteve australiane ka treguar se dimensionet e dingove efektivisht është rritur, mesatarisht me 6 % për meshkujt, dhe deri në 9% për ekzemplarët femra.

Arsyeja? Padyshim indirekte. Pesticidi vriste më shumë ekzemplarët e vegjël, sepse duhej një sasi më të kufizuar për të qenë vdekjeprurës.

Ndërkohë, dingot e mbetur kishin më pak konkurrencë, dhe mund të hanin më shumë, duke u zhvilluar kështu në dimensionet e sotme.

Synimi shfarues, në rastin australian, dingove 3 mijë vjeçar i ka bërë vetëm një…nder.