Vrasja e liderit të çeçenëve në Berlin, Sllovakia dëbon diplomatët rusë

diplomatet sllovakia debon 1100x620

Autoritetet sllovake kanë urdhëruar largimin e 3 anëtarëve të stafit të ambasadës ruse në Bratislavë, të cilët, sipas mediave vendase dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e një shtetasi gjeorgjian vitin e shkuar në Berlin.

Mësohet se 3 diplomatët rusë po dëbohen nga vendi me motivacionin e keqpërdorimit të vizave sllovake.

Gjermania ka akuzuar Rusinë si organizatore të vrasjes së ish liderit të rebelëve çeçenë, Zelimkhan Khangoshvili. 40-vjeçari u qëllua me armë në mes të ditës në një park të Berlinit gushtin e vitit të kaluar.

Një shtetas rus, i identifikuar si Vadim K. është vënën nën akuzë për vrasjen.

“Sipas të dhënave nga shërbimet sekrete sllovake, aktiviteti i tyre është në shkelje të konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, i cili shtoi se 3 diplomatët rusë duhet të largohen nga vendi më 13 gusht.