Zyrtarizohen disa largime, Tirana me fytyra të reja në Champions

E zhvendosur tashmë në qytetin e Pogradecit, në pamundësi për të të zhvilluar fazën përgatitore jashtë kufijve, kampionët e Tiranës kanë nisur përgatitjet për sfidën e 19 gushtit kundër gjeorgjianëve të Dinamo Tbilisit.

Njëkohësisht bardheblutë i kanë hapur rrugën riformatimit të skuadrës, me një numër të madh futbollistësh të cilët janë larguar nga skuadra në përfundim të kontratave. Kështu, duke nisur nga Edon Hasani, portieri Edvan Bakaj, sulmuesi Mario Morina, dy futbollistët e huaj Dunga dhe Sidibe dhe mbi të gjithë kapiteni i skuadrës Erando Karabeci, pas 11 vitesh në radhët e Tiranës.

Klubi kërkon në këtë mënyrë të krijojë hapësira për të afruar përforcimet e reja disa prej të cilave janë bërë zyrtare si maqedonasi Toshevski, mbrojtësi Ardit Toli apo sulmuesi Albion Avdiaj. Drejtuesit e kryeqytetasve arrin ndërkohë të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjatjen e bashkëpunimit me kapitenin Gentian Muça dhe Idriz Bathën, dy nga elementët kyç të titullit të këtij sezoni.

Tirana do të luajë kundër rivalëve gjeorgjianë në transfertë me një takim të vetëm. Në rast suksesi, shorti përcaktoi serbët e Crvena Zvezdës si kundërshtar në fazën e dytë, ndërkohë që në bardheblutë eliminohen nga Dinamo Tbilisi, atëherë do të zbresin në raundin e dytë të Europa League.