Ëndrra shndërrohet në makth për Atalantën: PSG e përmbys në dy minuta

psg atalanta 1100x620

Atalanta ishte padyshim ekipi më simpatik i Champions League, për shumëkush “hirushja” e turneut që ndeshej me gjigandët francez, me yje të kalibrit të Neymar, Ikardi dhe Mbappe.

Për 89 minuta italianët ëndërruan kualifikimin historik, falë golit në pjesën e parë të Pasalic në minutën e 27, dhe duke luajtur një lojë që surprizoi “pasanikët” francezë, me Neymar që gaboi disa raste të qarta për të shënuar.

Në pjesën e dytë, hyrja e Kylian Mbappe ndryshoi ndeshjen me shpejtësinë e tij, rastet për PSG shtohen po mundur të kalonin mbrojtjen e ekipit nga Bergamo, ku paraqitje të mirë bëri edhe kuqeziu Berat Gjimshiti.

Kur italianët mendonin se mund të fitonin të pabesueshmen, fillimisht një dëmtim i Freuler që la me 10 lojtarë shokët, më pas golat e njëpasnjëshëm të  Marquinhos dhe Choupo-Moting kthehu në makth ëndrrën e zikaltërve, që sigurisht meritojnë vetëm duartrokitje për një sezon të shkëlqyer pavarësisht dramës së qytetit të tyre, nga më të goditurit nga pandemia e COVID-19.