Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Forbes” shpall listën e aktorëve më të paguar të vitit

Nga A2 CNN
12 Gusht 2020, 08:26 | Showbiz

Revista “Forbes” shpalli për të dytin vit radhazi Dwayne "the Rock" Johnson, si aktorin më të paguar në botë.

Ish mundësi raportohet të ketë fituar 87.5 milionë dollarë në periudhën nga 1 qershori i vitit 2019 në 1 qershorin e vitit 2020, përfshirë këtu dhe 23.5 milionë dollarë nga thrilleri i Netflix, “Red Notice”. Një pjesë të madhe të fitimeve ai i ka dhe nga linja e rrobave sportive “Project Rock”.

Sipas “Forbes”, 10 aktorët më të paguar të vitit kanë fituar së bashku plot 545 milionë dollarë dhe rreth 25% të kësaj shume e kanë marrë nga Netflix.

Kolegu i Johnson, në “Red Notice”, Ryan Reynold renditet i dyti në këtë listë me përfitime 71.5 milionë dollarë në vit. I treti vjen aktori dhe producenti Mark Wahlberg me 58 milionë dollarë, ndërsa në vend të katërt dhe të pestë në listë renditen respektivisht Ben Affleck dhe Vin Diesel.

Aktori indian Akshay Kumar është i vetmi yll nga Bollywood që listohet në top 10. Ai vjen në vendin e 6 me plot 48.5 milionë dollar në vit.

I shtati renditet Lin-Manuel Miranda dhe tre vendet e fundit të listës plotësohen nga aktorët Will Smith, Adam Sandler dhe Jackie Chan.

Lista e aktoreve femra më të paguara në një vit ende nuk është prezantuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë