Maqedoni e Veriut, të enjten Zaev merr mandatin për krijimin e qeverisë

MAQEDONIA QEVERIA frame 225 1100x620

Presidenti i Maqedonisë se Veriut, Stevo Pendarovksi, i jep të enjten mandatin për krijimin e qeverisë, kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Në emër të koalicionit “Mundemi”, që siguroi shumicën e votave në zgjedhjet e fundit, Zaev njoftoi Pendarovskin se po zhvillon bisedime me partitë politike për të siguruar shumicën e nevojshme për krijimin e qeverisë.

Sipas kushtetutës, presidenti i shtetit mandaton për krijimin e qeverisë, kandidatin e partisë që ka shumicën në parlament. I mandaturari duhet që brenda 20 ditëve të dorëzojë programin dhe të propozojë përbërjen e qeverisë.