PD denoncon mungesën e antiviralëve, mjekët e spitalit covid2 e mohojnë

MB SPITALI PD frame 0 1100x620

Mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” deklarojnë se pacientëve me Covid-19 të cilët janë të shtuar në këtë spital, nuk u mungon asnjë medikament për trajtimin e tyre.

Në përgjigje të denoncimeve të Partisë Demokratike, autoritet thonë se po ndiqen me përpikmëri protokollet dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.

“Politikanët duhet të na lejojnë të bëjmë punën tonë”, thuhet me tej në deklaratën e mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia denoncoi se spitalin Covid 2 ku ndodhen sipas tij 150 të shtruar, mungojnë antiviralët.