Rama: Paga lufte për sektorin e transportit, përfitojnë 5191 punonjës

autobusa 1100x620

Përmes një postimi kryeministri Edi Rama ka zbuluar miratimin e Qeverisë për një fond solidariteti për sektorin e Transportit Rrugor.

Sipas Ramës, janë miratuar 5191 paga lufte për punonjësit e larguar nga puna për Qershorin 2020, një vendim që ka një faturë financiar prej 134,966,000 Lekë dhe do të  mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR.

Sipas kryeministrit, kjo është mbështetja e dytë e qeverisë pas kompensimit të taksës vjetore.