Të dhënat zyrtare në Britani: Më shumë viktima nga gripi se koronavirusi

Britania koronavirusi 1100x620

Të dhënat e fundit në Britaninë e Madhe nxjerrin në pah se në shtatë javët e fundit kanë vdekur më shumë njerëz nga gripi dhe pneumonia sesa nga koronavirusi.

Pas një kërkimi nga Zyra Kombëtare e Statistikave vihet re se gripi ka shkaktuar më shumë vdekje në Britaninë e Madhe sesa Covid-19 në periudhën 19 qershor-31 korrik.

Sipas shifrave zyrtare në këtë periudhë 7 javore, 6626 britanikë humbën jetën nga gripi apo pneumonia krahasuar me 2992 vdekjet nga koronavirusit.

Kështu në fund të korrikut, gripi sezonal vrau 5 herë më shumë njerëz sesa Covid-19, me 928 vdekje të regjistruara nga gripi dhe 193 nga pandemia.

Herën e fundit që Covid 19 regjistroi më shumë vdekje se gripi ishte në 12 qershor.