Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Varfëria tek të rinjtë, pandemia u mbylli dyert e punësimit dhe nxiti kriminalitetin

Nga A2 CNN
12 Gusht 2020, 14:17 | Sociale
Varfëria tek të rinjtë, pandemia u mbylli dyert e punësimit

Shqipëria nuk ofron shumë mundësi për të rinjtë, por pandemia ka rënduar edhe më tepër gjendjen e tyre ekonomike, duke i mbyllur dyert e punësimit dhe duke i shtyrë ata drejt kriminalitetit.

Raporti “Rinia në Shqipëri 2020” zbulon se për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19, 49% e të rinjve të pyetur ose familjarët e tyre kanë humbur vendin e punës.

Instituti i Statistikave evidenton se vetëm 1 në 4 të rinj janë të punësuar. Kjo situatë reflektohet edhe nga vetë të rinjtë. Anketa zbulon se 92% e të rinjve nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga qeveria gjatë mbylljes së detyruar të ekonomisë, ndërsa raportohet një shtim i rasteve të dhunës në familje.

Në këto kushte, kur edhe emigrimi nuk ishte më një zgjidhje si pasojë e mbylljes së kufijve, të rinjtë janë shtyrë drejt kriminalitetit, ku 36% e të gjitha krimeve të ndodhura në vend janë kryer nga kjo grupmoshë. Rreziku është që kjo prirje të rritet, teksa 25% e të rinjve janë thuajse të braktisur, as në punë, as duke ndjekur shkollë dhe as në trajnim dhe kur 1/3 e fëmijëve jetojnë nën kufirin e varfërisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë