Zjarr në Krujë, shkrumbohen 800 ullinj, shpëtojnë banesat

kruje zjarr 1100x620

Një zjarr i madh ka përfshirë ullishte dhe shkurre në Krujë, afër varrezave në lagjen “Suta”.

Zjarri ka patur përhapje edhe afër banesave që ndodhen aty pranë , të cilat deri më tani kanë shpëtuar pa u përfshirë  nga flakët, ndërkohë që zjarrfikësit vijojnë  “luftën” me flakët dhe për lokalizimin e vatrës.

Deri më tani raportohen rreth  800 rrënjë  ullinj të shkrumbuar si dhe rreth 1 ha sipërfaqe bimësi të  ulët e të lartë .