Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Berlusconi duket i lumtur me të dashurën e re 30-vjeçare, por për mediat rozë është “hakmarrje”

Nga A2 CNN
13 Gusht 2020, 10:34 | Showbiz

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është fotografuar me të dashurën 53 vite më të re, në një përpjekje, sipas mediave italiane, për të mos mbetur mbrapa ish-të dashurës, të fotografuar nga paparacët duke puthur një grua tjetër.

83-vjeçari u fotografua duke i kapur dorën deputetes së Parlamentit italian, Marta Fascina, 30 vjeç, nga Sardenja. Fotografia u publikua nga mediat italiane pak kohë pasi ish-e dashura e Berliusconi-t, Francescka Pascale, 35-vjeç, bëri bujë në Itali pasi u fotografua duke kaluar pushimet dhe duke u puthur me këngëtaren 55-vjeçare Paola Turci, në një jaht.

“Kur doli duke shëtitur me të dashurën ai e dinte që do të fotografohej”, tha për “The Times”, Livio Colombo, zv.kryeredaktor i revistës “Oggi”. “Ata donin të dukeshin si çift klasik, ndryshe nga ish-partnerja e tij “moderne” që shoqërohet me një grua tjetër”.

Spekulimet se fotografia ishte e llogaritur u shtuan për shkak se ajo u publikua për herë të parë nga revista “Chi”, një e përjavshme rozë në pronësi të kompanisë “Arnoldo Mondadori Editore”, e cila drejtohet nga e bija e Berlusconi-t.

Deputetja Fascina, e cila raportohet se ka një tatuazh me inicialet SB në trup, ka qenë gjithmonë mbështetëse e partisë së ngritur nga Berlusconi dhe njihet me të që nga koha kur punonte si zëdhënëse për klubin e futbollit në pronësi të miliarderit, Milan.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli