“Burg brenda burgut”, avokati i Shullazit letër krerëve të shtetit

SHULLAZI 1280x720 1100x620

Pasi ankimoi vendimin për regjimin e ri të burgut për klientin e tij, avokati i Emiljano Shullazit ka vendosur t’i shkruajë një letër krerëve të shtetit në lidhje me shkeljes që iu bën “41 bis” të drejtave të njeriut.

Në letrën dërguar kryeministrit Rama, presidentit Meta dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, avokati Vladimir Meçi shkruan se një njeri pavarësisht se mund të jetë i izoluar në burg, gëzon të drejta si të gjithë shtetasit e tjerë, sipas Kushtetutës së Shqipërisë.

Avokati Meçi e konsideron urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë në shkelje me standardet dhe detyrimet ndërkombëtare të konventave, në të cilat Shqipëria është pjesë.