Covid-19 në Durrës, pandemia dikton rritjen e numrit të policëve

Bashkia Durrës dhe Shijak numëron rreth 435 persona të karantinuar, si persona të dyshuar dhe të infektuar nga Covid 19, ndërsa në rang qarku numërohen rreth 951 persona të infektuar që nga nisja e pandemisë.

Ajo që bie në sy nga lista të karantinuarve, e siguruar nga A2, është përhapja e infeksionit në pothuajse të gjitha institucionet e pushtetit lokal të Durrësit. Por sa të ndërgjegjësuar janë qytetarët për të zbatuar rregullat e karantinimit të detyruar dhe si po menaxhohet situata nga efektivët e policisë? 

Zv/Drejtori i Policimit në Komunitet, Agron Çeli pohon se puna e bërë në terren për monitorimin e procesit të karantinimit u ka shtuar intensitetin e policimit në komunitet, por njëkohësisht ka iniciuar nevojën e shtimit të personelit policor.

Mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura dhe distancimi fizik, është Apeli që i jepet çdokujt në këtë situatë të pazakontë për të gjithë.