PD sulmon qeverinë Rama: Në 7 vjet ndërtoi vetëm 22 km rrugë

tabakuuu 1100x620

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku sulmoi kësaj radhe qeverinë në lidhje me infrastrukturën dhe gjendjen e rrugëve nacionale në vend.

Sipas Tabaku, në fund të qeverisë, Rama po deklaron se po ndërton rrugë, kur në fakt në 7 vite në pushtet ka ndërtuar vetëm 22 km.

“I gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim. Pastaj, se nuk kishte rrugë të ndërtuara. Në fund të rrugës së tij u thotë shqiptarëve se po ndërton rrugë. Cilët rrugë? Ato të nisura përpara vitit 2013 atëherë kur i sulmonte. Bilanci i tij: vetëm 22 km rrugë në 7 vite!

Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë. Çdo ditë që qëndron, më shumë dëm i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Tabaku.