Rekord rastesh në Greqi, 262 infektime të reja, shumica erdhën nga jashtë

greqi 1 1100x620

Greqia shënoi ditën me bilancin më të lartë të të infektuarve që prej shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Janë 262 raste të reja që u raportuan në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6177 numrin total të të infektuarve në vend.

Mbi 1500 raste janë lidhur me udhëtime jashtë vendit. Greqia mburrej me menaxhimin e mirë të krizës shëndetësore e deri më tani ditën më të keqe e kishte pasur në muajin prill, kur u shënuan 156 raste.

Në 24 orët e fundit u kryen mbi 11 mijë teste, që sipas ekspertëve nuk janë aq shumë sa për të justifikuar shpërthimin e infektimeve të reja. 

Autoritet shëndetësore bënë gjithashtu të ditur se 4 persona të tjerë kishin ndërruar jetë duke e çuar numrin total të viktimave në 220.