Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sekuestrohet sasia më e madhe e heroinës në Georgia

Nga A2 CNN
13 Gusht 2020, 07:45 | Bota
Sekuestrohet sasia më e madhe e heroinës në Georgia

Një burrë nga Atalanta është vëën nën akuza federale në lidhje me sasinë më të madhe të heroinës të sekuestruar në shtetin e Georgias.

Antonio DeShaën Daniels, i njohur si "Freckleface Shaën," u arrestua pasi autoritetet ekzekutuan kontrolle në disa zona në Atlanta, ku dyshoheshin se ishin bazat e tij të shpërndarjes së drogës.

Në fund të operacionit u sekuestruan 170 kg heroinë, 10 kg kokainë, 8 kg marijuanë, 1 milion dollarë cash dhe 41 armë zjarri.

“Kjo është një sasi shumë e madhe droge. Asnjëherë gjatë karrierës sime 30 vjeçare me forcat e ligjit nuk kisha parë kaq shumë heroinë të kapur në Atlanta”, u shpreh agjenti special, Robert Murphy.

Sipas Murphy vlera e lëndës narkotike të sekuestruar nëse do të dilte në treg do të arrinte në 8.5 milionë USD.

A2 CNN Livestream

Dita jonë