Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shehu: Gjykata Ndërkombëtare të caktojë kufirin detar me Greqinë

Nga A2 CNN
13 Gusht 2020, 16:41 | Aktualitet
Shehu: Gjykata Ndërkombëtare të caktojë kufirin detar me

Konflikti turko-grek për kufijtë detarë dhe finalizimi nga fqinji ynë jugor i dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, ka rikthyer opinionet dhe analizat e ndryshme se si duhet të riangazhohet qeveria “Rama” në këtë proces pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje.

Ish-ministri i Jashtëm demokrat Tritan Shehu deklaroi se nuk do të jetë Rama ai që do të realizojë paktin detar me Greqinë.

Sipas Shehut qeveria e tij është në ikje për çështje muajsh dhe nuk ka “as të drejtën politike, legale a morale të avancojë në atë drejtim’’.

Shehu akuzon socialistet se, nën presion dhe për “kapital” primitiv politik, organizuan hedhjen në erë të asaj që e quan ‘’marrëveshje racionale dhe plotësisht e pranueshme e qeverisë Berisha’’.

Por ai beson se opsioni aktual më i mirë për ndarjen e kufirit ujor është që Shqipëria dhe Greqia, në mirëkuptim, t’ia kalojnë çështjen Gjykatës përkatëse të Hagës për vendim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë