Shkrumbohet fabrika në Fushë Krujë, dëme të mëdha materiale

Untitled collage 26 1100x620

Një fabrikë e prodhimit të paletave që ndodhet pranë urës së Gjolës në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Nga të dhënat e para mësohet se në fabrikën që është në pronësi të shtetasit A.Ç janë djegur me dhjetëra m3 lëndë drusore dhe makineri duke shkaktuar një dëm shumë të madh material.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punohen për zbardhjen e rrethanave të këtij zjarri.