U përjashtua nga gara për Kushtetuese, rrëzohet vendimi i KED

KUSHTETUESJA NGERC frame 272 1100x620

Gjykata Administrative e Apelit rrëzon vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që përjashtoi nga gara për anëtar të Gjykatës Kushtetuese kandidatin Shaqir Hasanaj.

KED është e detyruar ta verifikojë sërish këtë kandidat dhe të marrë vendim për të.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e kishte rrëzuar kandidaturën e Hasanajt për në Kushtetuese pasi sipas tij nuk plotësonte kushtet ligjore.