Dialogu Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, BE: Mbështetja e SHBA, e mirëpritur

REAGIM BE frame 360 1100x620

Bashkimi Europian i konsideron Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner të rëndësishëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi ndajnë qëllime te njëjta në rajon. Kështu ka reaguar BE-ja ndaj njoftimit për takimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë në shtëpinë e bardhë më 2 shtator.

Një zëdhënëse Bashkimit Europian pohoi se ishin njoftuar për takimin, dhe se mbështetja e shteteve të bashkuara për dialogun e lehtësuar nga BE është e mirëseardhur. Zëdhënësja rikujtoi se rruga drejt e Kosovën dhe Serbisë drejt bllokut, kalon përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga Brukseli. Në fund të muajit gusht, në Bruksel pritet të zhvillohet një tjetër takim në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë.