Radha në Kakavijë nuk ka fund, Cakaj bisedon me ministrin grek

Pamjet  me dron nga Kakavija janë vërtetë impresionuese. Radha për në kufirin që ndan Shqipërinë me Greqinë është kilometrike. Vendimi i palës greke për të testuar të gjithë personat që duan të kalojnë kufirin ka bllokuar mijëra automjete që prisnin të ktheheshin në vendin fqinj, kryesisht emigrantë.

Ndërkohë. Njoftohet se Ministri i Jashtëm shqiptar Gent Cakaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin grek Militiadis Varvitsiotis, në lidhje me lehtësimin e situatës në kufi, që ka ngjallur protesta të shumta nga mijëra persona që ndodhen aty prej orësh.

“Duke respektuar të gjitha masat dhe forcimin e grupeve që punojnë në kufi, ne jemi duke ndjekur vazhdimisht situatën për të lehtësuar ngarkesën në kufi”,  u shpreh Cakaj.