Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Radhët në kufi, Avokati i Popullit: Diplomacitë të zgjidhin situatën, por shtyni kthimin për në Greqi

Nga A2 CNN
14 Gusht 2020, 19:29 | Aktualitet
Radhët në kufi, Avokati i Popullit: Diplomacitë të zgjidhin

Për situatën e vështirë në kufirin  e Kakavijës dhe të Kapshticës, ku nga nata e djeshme mijëra automjete presin të hyjnë në Greqi, ka reaguar edhe institucioni i Avokatit të Popullit.

Në një deklaratë zyrtare shkruhet se Institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet në dy pikat kufitare” dhe u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse shqiptare “të mbështesin nevojat e personave “që po qëndrojnë në temperatura mjaft të larta prej gati 48 orësh për të siguruar shërbimet bazë si furnizimin me ujë, ushqime, ndihmë mjekësore, shërbime higjieno-sanitare dhe respektimin maksimal të masave parandaluese dhe mbrojtëse për “COVID 19”.

https://www.facebook.com/avokatipopullit/posts/2885358171568437

Avokati i Popullit u bën thirrje edhe diplomacive të dy vendeve që të gjejnë një zgjidhje, por ndërkohë i këshillon të gjithë ata që duhet të kthehen në Greqi “të shohin mundësinë e shtyrjes sa të jetë e mundur të kohës së udhëtimit deri në normalizimin e situatës së krijuar në kufi”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë