Aksident me vdekje në Fushë Krujë

Aksident Vlore makina perplas motorin 1100x620

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Fushë Krujë, ku për pasojë ka humbur jetën një i moshuar.

Sipas policisë, mjeti tip “Benz”, me  drejtues shtetasin L.K., 37 vjeç, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.